Në Ardenicë të Lushnjes, një vajze 33-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është 8 muajshe shtatzënë, si pasojë e abuzimit seksual nga një fqinj i saj. Ngjarja është bërë publike pas denoncimit të familjarëve të vajzës në policinë e Lushnjes.

Babai i vajzës nuk di të thotë prej sa kohësh abuzohej vajza e tij, por pasi ka parë rritjen e barkut të së bijës, e ka çuar në dyert e policisë dhe i ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

?Çupa është e sëmurë me të meta mendore. Komshiu aty bëri çfarë bëri, nuk u morr vesh. Kur mora vesh unë se çupa s?ishte në formë, E detyrova, tha me filanin. E çuam në polici. Ai ka ardhur në shtëpi, ka pirë dhe kafe tek unë, gotën e rakisë. Njeri pa njeri ai, e prisja unë. Kur ishte pa ngrënë bukë hante dhe bukë me ne. Ku dija unë se çfarë mendimi kishte ai?.
Policia e Fierit thotë se i dyshuari për kryerjen e marrëdhënieve seksuale është Edi Bushi, 56 vjeç, i cili jeton rreth 100 metra larg vajzës. Ai është arrestuar sapo 33-vjeçarja ka përmendur emrin e tij dhe ndodhet në burgun e Peqinit.

Policia e akuzon për marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t?u mbrojtur. Familjarët e 33-vjeçares së abuzuar nuk dinë çfarë të bëjnë pas lindjes së fëmijës. Ajo jeton me babain dhe vëllain në një banesë të rrënuar.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/